27 Mars 2017, 21:21

Plas debati në “YFSF” Arian Çani kundër këngëtares: Nuk je në shijet e mia

XING

Plas debati në “YFSF” Arian Çani kundër

Ashtu siç ishte premtuar një javë më parë, spektaklin “Your Face Sounds Familiar” në TV Klan ka nisur si asnjëherë më parë. Performanca që hapi mbrëmjen ka qenë një imitim i Katy Perit dhe është realizuar nga Beatrix Ramosaj. Por duke qenë nën interpretimin e saj, Beatrixës i është dashur që të puth një femër në buzë.

Si fillim ajo ka hezituar, por mesa duket anëtarja e jurisë Olta Goxhari nuk e ka lënë rehat dhe ka këmbëngulur që ajo të puth dikë. Kështu Ramosaj ka zgjedhur të puthi Gixharin, ato janë puthur publikisht në buzë, e pas kësaj anëtari tjetër i jurisë Arian Çani ka thënë se puthja “nuk ishte me llapë”.

Më pas ka vazhduar diskutimin, Çani i ka thënë Ramosajt se bëri mirë që zgjodhi të puth në buzë Oltën dhe jo atë, pasi Beatrix nuk është në shijet e tij. Të njëjtën gjë ka thënë edhe këngëtarja, teksa është shprehur se e sheh atë si baba. Ndërkohë pas kësaj Çani i ka thënë Ramosajt se me këtë veprim i ka ngjarë si Bleona dhe jo Kety Perri.