27 Mars 2017, 16:30

Ylli i muzikës amerikane bën shqiponjën para 70 mijë njerëzve

XING

Janë disa shiptarët që kanë arritur famën ndërkombëtare dhe nënshkrimet me kompani të huaja muzikore. Pavarsisht kësaj, ata nuk harrojnë të flasin për origjinën e tyre shqiptare.

Një prej tyre është edhe artisti i ri Albert Stanaj i cili kohët e fundit po merr pjesë në koncerte të ndryshme madje edhe një tur personal. Stanaj gjithashtu ka qënë i ftuar në një nga emisionet më të ndjekura në SHBA, ‘Tonight ëith Jimmy Fallon’.

Së fundmi ai u ngjit të performonte në skenën e ‘Ultra Music Festival’ me Dj e njohur Afrojack për të lançuar për herë të parë projektin e tyre muzikor. Stanaj përfitoi nga ky rast dhe realizoi simbolin e njohur me duart e bashkuara që formojnë shqiponjën para 70 mijë personave.