27 Mars 2017, 14:28

E pabesueshme, Ledina Çelo para 17 vitesh, FOTO

XING

Ledina Çelo është një nga artistet me karrierë më të gjatë të estradës shqiptare edhe pse kohët e fundit ka bërë një pauzë nga muzika dhe i është përkushtuar familjes që jeton në Gjermani. Para 3 muajsh ajo ishte edhe prezantuese e Festivalit të RTSH-së ku u përfol për format e saj.

Mosha e këngëtares është thjesht një numër për të, pasi ajo është në një formë të mahnitshme, diçka që e tregojnë edhe fotot që ajo ka ndarë me fansat në Instagram të para 17 viteve me artisten Manjola Nallbani dhe një tjetër nga viti 2012 me Aurela Gaçen. E vetmja gjë që ka ndryshuar tek Ledina është ngjyra e flokëve.  

Artistja ka një djalë dhe një vajzë nga martesa me Naim Kabashin.