27 Mars 2017, 13:53

Ja ku e keni parë Armelën e BB9 para se të hynte në shtëpinë e famshme!

XING

Armela është një nga vajzat që tërhoqi më shumë vëmendjen në fillimin e edicionit të 9-të të ‘Big Brother Albania’ për shkak të pamjes së saj tërheqëse. Armela ka fituar simpatinë e shumë djemve në shtëpinë e famshme, madje mori një propozim martese nga Damiano, por vazhdon të jetë single, duke mos kaluar ende në pjesën tjetër të shtëpisë ku janë çiftet.

A keni patur edhe ju përshtypjen se e keni parë diku tjetër Armelën para se të hynte në këtë format?

Në fakt, 21-vjeçarja ka marrë pjesë në ‘Miss Universe Albania 2016’, e cila u fitua nga Lindita Idrizi. Armela Hyseni pavarsisht se nuk fitoi kurorën në këtë kompeticion bukurie, ka qënë e angazhuar në modeling dhe shërbime të ndryshme fotografike.