27 Mars 2017, 11:57

Këngëtari i famshëm shqiptar në gjendje kritike për jetën, ja apeli i bashkëshortes së tij

XING

Mëngjesin e sotëm, në urgjencën e Tiranës është shtruar një nga këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare, ndërsa siç ka bërë apel bashkëshortja e tij, artisti është në gjendje të rëndë.

“JOQ” ka publikuar një mesazh, sipas të cilit, këngëtari i njohur Françesk Radi ka mbërritur rreth orës 03:30 të mëngjesit në urgjencën e Tiranës në gjendje kritike, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Tefta Radi, mbesa, Rozana dhe shumë të tjerë.

Për momentin ndodhet në reanimacion. Për fat të keq mjekët nuk jepnin shumë shpresa”, ¬ tregon burimi për “JOQ”.

Ai ka dëgjuar edhe bisedën intime mes Teftës dhe një të afërmes së tyre. Spikerja shqiptare i ka treguar familjares se si e kishte gjetur Françeskun në gjendje të rënduar dhe e kishte sjellë në spital. “Po flinim dhe Franko, (kështu e quante ajo) kishte filluar të gërhiste shumë, duke e shoqëruar gërhitjen me kollë. Pastaj u zgjua dhe gërhitja nuk i pushonte”, ¬ ka thënë Tefta.

Ai shprehet se “edhe kur mbërriti në spital Françesk Radi vijonte të gërhiste. Mjekët i thanë që është hemoragji cerebrale. I kanë vënë një tub ne fyt se s’merr dot frymë vetë. Dëgjova edhe Teftën që t’ju thoshte njerëzve duke qarë në telefon “ejani ju lutem, Franko po mbaron”.

Urojmë që këngëtari ta kalojë këtë situatë të vështirë sa më shpejt.