27 Mars 2017, 10:29

‘Nusja e djalit të ish-ministrit’ shqiptar në burg, njihuni me historinë e saj

XING

“Jam nusja e djalit të ish ministrit dhe me gjyqtarin kam njohje pasi kemi punuar vite më parë në një tjetër gjykatë së bashku”, kjo ishte fraza që përdorte Amarilda Leka për tëmashtruar të afërmit e personave që rrezikonin burgun. 

Duke përdorur si ‘alibi’ që ishte nusja e djalit të një ish-ministri, kishte lidhje me Gjyqtarë të Krimeve të Rënda ata të lartë dhe ishte juriste e zonja 30-vjeçarja, Amarilda Leka, ka mundur të marrë 42 500 euro nga të afërmit e të arrestuarve për krime të ndryshme. Për Amarilda Lekën, të hetuar me masën e sigurisë arrest me burg Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 2.5 vite burg me akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë”.

Të gjithë këtë mashtrim duket se e ka zbuluar vet Amarilda Leka. Ajo ka bërë kallëzim në polici se shtetasi Zef Gjoka e kërcënonte me jetë, por nga përgjimet e policisë, u zbulua se ai thjesht po i kërkonte 24’500 eurot që ai i kishte dhënë me premtimin se juristja do t’i lironte djalin nga burgu.

 

Ndër mesazhet e sekuestruara nga telefonin e lekës janë dhe ato me përmbajtje “S’kam taksirat të më bësh gol ti me 8 mijë euro”, mesazh ky i dërguar nga një person i mashtruar nga e reja si dhe disa të tjerë të mashtruar. Në total, shtetësja ka zhvatur plot 42’500 euro.

Me akuzën e ndikimit të ushtrimit të paligjshëm prokuroria ka kërkuar dënimin e Amarilda Lekës me 2.5 vite burg.Mbi të rëndon akuza e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë”.