26 Mars 2017, 23:20

Dy këngëtaret e famshme shqiptare bëhen kunata

XING

Lidhjet e personazheve të shoëbiz janë tashmë të zakonshme. Kemi parë këngëtarë të dashurohen, muzikantë të lidhen në martesë, apo aktorë e balerinë që vazhdojnë romancat e tyre me sukses. Megjithatë, mes tyre ka edhe kunata të famshme.

Pas Norës dhe Tunës, që janë tashmë kunatat më të famshme të skenës shqiptare, dy këngëtare të tjera janë bërë së fundi të tilla. Po flasim për Adelina Tahirin dhe Anita Latifin.

Kjo e fundit prej disa kohësh thuhet se ka nisur një histori dashurie me Edmondin, vëllanë e Adelinës. Ndonëse janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë, së fundi “Prive” ka zbuluar një foto të tyre, që shuan çdo dyshim.