26 Mars 2017, 22:43

Pushimet luksoze të Lori Hoxhës, në Miami me yllin ndërkombëtar

XING

Vera ka nisur për Lori Hoxhën, e cila po shijon pushimet në një nga resortet më luksoze në botë. Trashëgimtarja e Top Channel ka udhëtuar drejt Miamit për të kaluar disa ditë relaksi.

Deri këtu nuk ka asgjë të re, sepse bionden simpatike e kemi parë shpesh të udhëtojë nëpër botë, në vende që shumëkush i ëndërron.

Megjithatë, së fundi përshtypjen e fansave e ka tërhequr fakti se fashionistja e famshme shqiptare gjendet në të njëjtin hotel me një personazh të njohur në të gjithë botën.

Flasim për blogeren e famshme, Chiara Ferragni, e cila ashtu si Lori ka postuar foto nga ambientet e këtij resorti.