26 Mars 2017, 19:55

Mashtrimi i Damianos në ‘Big Brother’: I lidhur prej 4 muajsh

XING

Damiano i ka mashtruar të gjithë në lidhje me historinë e tij me Donjetën. Konkurrenti i “Big Brother Albania 9” ka trilluar një histori, që edhe skenaristët hollivudianë do ta kishin zili.

Kështu, për të ruajtur sekretin e tij në lidhje me jetesën në shtëpi paralele brenda “Big Brother” dhe për të krijuar idenë tek banorët e tjerë se ai dhe Donjeta janë realisht një çift, Damiano ka trilluar historinë e njohjes së tij me vajzën nga Prishtina.

Ai i ka treguar Keit dhe Vivit se jeton në Suedi nga ka ardhur edhe për të marrë pjesë në “Big Brother”, por kur ato e kanë pyetur se si është njohur me Donjetën, ai fillon një histori triller.

“Kam vajtur shumë herë në Prishtinë. Bashkë kemi katër muaj që dalim. Donim t’ua bënim surprizë prindërve të vajzës edhe ishte pak e vështirë kjo pjesë”, – u thotë ai, duke u dhënë idenë banorëve se ata janë çift, por duke qenë se janë prej pak kohësh bashkë nuk njihen edhe aq mirë.

Ndërsa pjesën e fshehjes së “lidhjes” nga prindërit e Donjetës, duket se Damiano e ka vendosur si argument për të larguar dyshimet për faktin se ata nuk puthen në buzë, edhe pse këtë javë është futur loja “Kiss” që detyron çiftet të puthen në buzë.