26 Mars 2017, 16:35

FOTO/ Elvana Gjata në darkë me yllin ndërkombëtar

XING

Jeni duke pyetur veten se ku është “zhdukur” Elvana Gjata? Përgjigjja është më e këndshme nga sa mund të imagjinoni. Këngëtarja e famshme shqiptare i ka hapur vetes rrugën për ndërtimin e një karriere në tregun ndërkombëtar dhe duket se deri tani po ia del për mrekulli.

Vetëm pak javë më parë Elvanën e pamë të parakalonte në tapetin e kuq të Grammy, e më pas pranë Justin Bieber dhe menaxherit të tij. Ndërsa këtë herë Elvana na ka surprizuar vërtetë.

Këngëtarja ka darkuar me një nga personazhet më të famshëm të muzikës ndërkombëtare. Në një darkë mes miqsh, ku diçka po servirej në flakë, vëmendjen natyrisht e mori fituesi i çmimeve “Grammy”, Skrillex, i cili ishte në tavolinë me Elvanën.

Këngëtaren e shoqëronte edhe menaxheri i saj Andy Gramm dhe kompozitori Poo Bear, me të cilin artistja duket se po bashkëpunon prej kohësh, fakt që na bën të mendojmë se në atë darkë është folur edhe për muzikë, e pse jo ndoshta një bashkëpunim i ardhshëm mes Elvanës dhe Skrillex.