26 Mars 2017, 00:41

Ky është aktori që do t’i zërë vendin Ermal Mamaqit

XING

Ermal Mamaqi rrezikon vendin e punës? Me gjasa kjo është e vështirë të ndodh, por kolegu i tij Erand Sojli synon t’i zërë vendin.

Të paktën kështu u shpreh vetë Erandi, i cili i pyetur në “Xing me Ermalin” nëse do të bënte një emision të ngjashëm me atë të Ermalit u shpreh, “Merr 6 muaj pushime ti dhe të zëvendësoj”.

Më tej Erandi i ofroi Ermalit që të shkonte për të gjuajtur peshk, që të vihej ai në vend të Ermalit në “Xing”.

Natyrisht, kërkesa e Erandit ishte në sensin e humorit, edhe pse në fakt nuk do ishte çudi që regjisorin dhe skenaristin ta shihnim në të ardhmen me një emision.