25 Mars 2017, 21:38

Arsyeja pse Ermal Mamaqi ofendoi Fatmën dhe Aulonën

XING

Para pak ditësh në mediat online qarkulloi një video, e postuar nga vet moderatori Ermal Mamaqi teksa ‘ofendonte’ Fatmën dhe Aulonën për faktin që ato nuk kishin respektuar orarin e vendosur nga stafi për xhirime.

Në ‘Xing me Ermalin’ u sqarua se ky episod ishte thjesht një shaka mes të treve, nisur nga shakaja që bën edhe dy gazetaret me këngëtaren Çiljeta, ku ditë para se të startonte emisioni i tyre i ri, ato publikuan qëllimisht një video ku këngëtarja i ofendonte rëndë.

Gjithçka ishte në lojë mes të trejave, ashtu sikurse edhe me aktorin dhe moderatorin Ermal Mamaqi.