25 Mars 2017, 21:05

Ami tregon të vërtetën për vjehrrën

XING

Ami tregon të vërtetën për vjehrrën

Në puntatën e sotme në “Thumb”, në “ABC News” me Aulonën dhe Fatmën, ka qenë e ftuar moderatorja dhe bizneswoman Amarda Toska.

Ami është bërë pjesë e intervistës “E kuqe e zezë” dhe vetë ajo është shprehur se i pëlqejnë më shumë letrat e zeza, në mënyrë që publiku të njohë Amin e vërtetë.

Fatma e ka pyetur gjatë intervistës se si është marrëdhënia e saj me vjehrrën, pasi Ami nuk publikon asnjë foto me të në rrjetet sociale.

Duke buzëqeshur, moderatorja ka thënë: “Unë nuk prononcohem as për mamin apo motrën time. Ne të dyja nuk jemi mikesha, e kam vjehërr dhe e respektoj se është mami i Ermalit. Kalojmë shumë mirë bashkë, edhe pse e kemi kohën e kufizuar pasi unë jam shumë e zënë”.

Më tej, Ami ka treguar se kunata e saj është shumë e mirë dhe kalon më shumë kohë me vjehrrën pasi është më e lirë se ajo