25 Mars 2017, 17:58

Marrëdhënia e Miss-it shqiptar me meshkujt: Ata kanë frikë

XING

Nëse shumica e vajzave që kanë fituar kurorën e më të bukurës kanë vendosur të largohen nga vëmëndja e mediave, disa prej tyre kanë zgjedhur të shijojnë famën e ta rrisin atë akoma edhe më shumë me sipërmarrjet dhe projektet që bëjnë.

Një prej tyre është Agnesa Vuthaj e cila falë linjës së saj të këpucëve dhe çantave të cilat ‘udhëtojnë’ në të gjithë botën, vazhdon të shijojë famën dhe suksesin.

Por, nëse jeta profesionale po shkon shumë mirë për Miss-in shqiptar, çfarë ndodh me atë personale? Edhe pse është përfolur për një “shoqërues” të mundshëm gjatë udhëtimeve të saj, publikisht Agnesa ka statusin single.

E ftuar së fundi në një intervistë për “Pa filtër” me Jona Spahiun, bukuroshja zbulon më shumë edhe për jetën private. Madje, për marrëdhëniet me meshkujt, ajo thotë se  ata “kanë frikë të jenë me një fëmër të suksesshme.” Një biznesmene e suksesshme dhe bukuroshe si Agnesa, me siguri, frikëson një pjesë të mirë të meshkujve.

Për këtë dhe për më shumë detaje të jetës së saj, Agnesa i rrëfen në “Pa filtër”.

 

 

A post shared by Jona Spahiu (@jonaspahiuu) on