25 Mars 2017, 12:30

Veseli ndaj Valerit: Unë nuk jam zhveshur nudo si Kim Kardashian

XING

Veseli ndaj Valerit: Unë nuk jam zhveshur nudo si Kim Kardashian

Debati i lindur mes Veselit, fituesit të ‘BB8’ dhe Valerit, konkurrenti i këtij formati, për shkak të qëndrimeve të tyre të kundërta lidhur me konfliktin mes djemve të edicionit të ri, Damianos, Bernardit dhe Ervinit.

Pas statuseve të tyre, Valeri shpërtheu ndaj Veselit duke shkruajtur se ai nuk di të lidhë dy fjalë ‘live’ dhe se statusin me siguri ja kishte shkruajtur dikush tjetër. Pas kësaj, Veseli, fituesi i ‘BB8’ në një intervistë ka thënë: “Unë nuk e kuptoj këtë lloj mllefi që ka ai, apo kushdo tjetër. Nuk e kuptoj cinizmin e tij edhe pse unë nuk jam marrë asnjëherë me të. Nuk kam pasur asnjë kontakt me të, madje edhe pse më ka sulmuar e cenuar disa herë, nuk kam reaguar. Unë personalisht nuk hyj tek njerëzit që shesin çdo gjë për vëmendje, unë edhe aq sa kam arritur, edhe pse jam shumë i ri në moshë, më ka ardhur natyrshëm, nuk kam bërë kurrë diçka me zor, ndryshe nga shumë të tjerë që e kërkojnë vëmendjen me zor.  Unë quhem Vesel Kurtishaj, nuk kam luajtur kurrë as mendjemadhin, as arrogantin me askënd, as poza nudo si të Kim Kardashian nuk kam bërë ndonjëherë”, referuar setit provokues fotografik të Valerit.