24 Mars 2017, 23:30

Ndeshja/ Ja si i provokuan italianët tifozët shqiptarë

XING

Ndeshja/ Ja si i provokuan italianët tifozët shqiptarë

Edhe pse shqiptarët do të mbahen mend gjatë për sjelljen e tyre në stadiumin “Renzo Barbera”, edhe italianët nuk kanë qenë të paktë.

Fyerja e tyre për shqiptarët erdhi që në fillim të ndeshjes, në momentin që po këndohej himni shqiptar. Fansat italianë në ndeshjen Itali-Shqipëri fishkëllyen në mënyrë përulëse gjatë kohës kur në sfond jepej himni ynë.

Para fillimit të ndeshjes, gjatë ritualit të himneve, u dëgjuan fishkëllima të shumta ndaj himnit shqiptar, gjest ky i konsideruar i turpshëm edhe nga shumë media italiane të familjarizuara tashmë me këtë vepër të tifozëve italianë.

Për këtë veprim janë ngritur shumë polemika në rrjetet sociale. Ndeshja midis vendeve fqinje luhet për eliminatorin e botërorit që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

Ky veprim u përsërit edhe në ndeshjen Itali-Francë dhe kapiteni i kombëtares, Gianluigi Buffon u kërkoi tifozëve italianë, me anë të një gjesti me duar, të kishin respekt ndaj himnit francez.