24 Mars 2017, 21:57

‘Plas’ dashuria në ‘Big Brother’/ Sa herë më puth ti, një zemër ja bën bum

XING

‘Plas’ dashuria në ‘Big Brother’/ Sa herë

Konkurrentët e “Big Brother” e kanë marrrë seriozisht misionin e këtij viti: Duhet të dashurojnë sa më shumë. Edhe pse kemi parë më shumë konflikte se dashuri, dy nga banorët kanë vendosur të “ndjekin” lojën dhe të shprehin dashurinë.

Armela dhe Benardi vazhdojnë të diskutojnë dhe bëjnë batuta me njëri-tjetrin në dhomën me pikëpyetje. Në diskutim e sipër, Armela i thotë se Xheni ka të drejtë që i ka ngjitur emrin “Majmun” dhe më pas që të dy diskutojnë për ndodhitë në shtëpi.

“Të pëlqen?”, e pyet Armela në një moment.

“Po! Më shumë kjo se ti”, ja kthen ai.

“E kuptove atë që të thashë mbrëmë?”, e pyet Benardi Armelën.

“E kuptova. E kishe për Liridonin?”, thotë ajo.

Por Benardi i thotë që nuk bëhet fjalë për Liridonin.

“Unë të thashë që sa herë ti më jep një puthje mua, plas një zemër edhe këtu brenda edhe jashtë, nuk e kisha për një person të caktuar”, i shpjegon Benardi.

Benardi është kurioz të dijë se çfarë tipi e konsideron veten Armela, por ajo e shmang këtë pyetje dhe i thotë se Liridoni e ka qejf.

“Shumë mirë që të ka qejf, që mos ngelësh vetëm”, ja kthen Benardi.

Gjynah, i thotë Armela, duke shtuar se vetëm ka hyrë në shtëpi dhe vetëm do të dalë.

“Tek do të dalim të gjithë, se s’ka sesi, sepse atë do e lësh këtu brenda”, i thotë Benardi, një fjali që nuk ja mbushi mendjen Armelës.

“Ti tek?! Ose do të më lërë ai mua këtu, ka shumë mundësi”, i thotë ajo.

Benardi thotë se Armela nuk pretendon të gjejë një djalë më të fortë se veten brenda shtëpisë.