24 Mars 2017, 21:30

Kush është bashkëshortja e Jul Dedës?

XING

Ajo nuk është një personazh publik, edhe pse bashkëshorti i saj është i famshëm. Ka zgjedhur të qëndrojë në hije, larg syrit mediatik dhe natyrisht edhe larg fansave që ndjekin partnerin e saj çdo të dielë në “Apartamenti 2XL”, e çdo ditë tjetër të javës në rrjetet sociale.

Megjithatë, suporti i saj ndaj Jul Dedës nuk ka munguar asnjëherë, të paktën kështu ka treguar vetë aktori i famshëm, i cili e konsideron bashkëshorten si një nga mbështetëset e tij më të mëdha. Por kush është gruaja pas Jul Dedës? Ajo quhet Armanda Duma dhe ka studiuar për biologji. Megjithatë, është tejet e dhënë pas familjes dhe fëmijëve për të cilët ka kujdesin maksimal.