24 Mars 2017, 18:48

Mishi i kalbur nga Brazili, reagon Ministria e Bujqësisë

XING

Mishi i kalbur nga Brazili, reagon Ministria e Bujqësisë

Pas lajmit se nga Brazili importohet mish i kalbur Ministria e Bujqësisë ka reaguar për të sqaruar të vërtetën. MB thekson në një deklaratë për media, se nga Brazili është importuar mish pule dhe mish derri duke theksuar se nga Nëntori 2016 dhe deri tani nuk ka asnjë ngarkesë mish vici në vendin tonë, duke qetësuar kështu konsumatorët.

“Duke marrë shkas nga ajo çfarë është shkruajtur në media mbi importin e mishit të viçit, të prishur në vendin tonë, nga Brazili, Ministria e Bujqësisë sqaron se, nga informacionet e ardhura nga AKU për periudhën Nëntor 2016 deri në Mars 2017, nga Brazili janë futur ne vendin tone vetëm produktet mish pule dhe mish derri, si dhe nuk ka asnjë ngarkesë të ardhur me mish viçi nga Brazili. Me qellim sqarimin e opinionit dhe qetesimin e konsumatorit, lutemi per publikimin e ketij informacioni.”, citohet në reagimin e Ministrisë.

Në 6 shtete të Brazilit pas një hetimi dy-vjeçar Policia Federale ushtroi kontrolle në 194 zona dhe në këtë operacion u angazhuan 1000 oficerë. Sipas hetimeve disa nga menaxherët e këtyre kompanive kanë korruptuar inspektorët dhe politikanët për të siguruar certifikimin e qeverisë për produktet e tyre.