24 Mars 2017, 16:28

LISTA/ Nga Berisha tek Mediu, ja politikanët që na kanë fshehur identitetin e vërtetë

XING

Prej gati tre dekadash kanë qenë në poste drejtuese, nisur që nga kryeministra, presidentë, ministra, deputetë, megjithatë na kanë fshehur gjithmonë identitetin e tyre të vërtetë. Edhe pse duket absurde, janë të shumtë emrat e Parlamentit Shqiptar që kanë ndryshuar emrat dhe nuk kanë thënë kurrë asgjë për këtë. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar së fundi listën me emrat e 15 deputetëve e politikanëve dhe identitetin e tyre të vërtetë.

Sali Berisha ka ndërruar datëlindjen dhe emrin. Sipas të dhënave të Gjendjes Civile, ish-kryeministri Berisha në regjistrat zyrtarë figuron me emrin Salih, po ashtu me datëlindjen 01.07.1944. Ndërsa në vitin 2009, Berisha ka kërkuar të korrigjohet datëlindja, duke deklaruar atë si i lindur më 15.10.1944.

Një tjetër deputet që do të rivlerësohet nga KQZ është Spartak Braho. Ky i fundit, përveçse nuk ka deklaruar një dënim të vitit 1995 për shpifje, nuk ka deklaruar gjithashtu dhe ndryshimin e emrit. Sipas të dhënave të Gjendjes Civile, ai ka ndërruar emrin nga Zylyftar në Spartak.

Edhe deputeti i LSI-së, Ylli Shehu, rezulton të mos ketë deklaruar ndërrimin e gjeneraliteteve, po ashtu dhe një dënim për kontrabandë. Sipas “Panoramës”, që citon gjendjen Civile, mbiemri i tij ka qenë Lala.

JA LISTA E PLOTË