24 Mars 2017, 10:59

Joleza Koka largohet nga Shqipëria

XING

Joleza Koka largohet nga Shqipëria

E famshme për fjalimin “absurd” në një nga aktivitetet e PS-së, Jolesa Koka u shndërrua në një personazh mediatik. Ish-kryetarja e FRESH është komentuar gjatë në rrjetet sociale, ndërsa batutat e saj kanë mbetur në zhargonin e përditshëm të të rinjve.

Vajza nga Tirana u largua nga drejtimi i FRESH, por vazhdoi për disa kohë aktivitetin e saj në PS. Megjithatë, së fundi ajo është larguar nga Shqipëria dhe nuk do ta besoni ku ka shkuar.

Joleza ka publikuar në rrjetet sociale foto nga avioni, teksa shihej të udhëtonte drejt Argjentinës. Nuk dihet arsyeja pse politikania e ardhshme ka zgjedhur këtë vend, megjithatë e sigurt është që do kthehet me një përvojë interesante.