23 Mars 2017, 20:45

Edi Rama dhuratë të veçantë Albana Osmanit

XING

Ditën e sotme Albana Osmani ka marrë një dhuratë të veçantë nga vet kryeministri i vendit Edi Rama. Moderatorja e ‘Fan Club’ është ndjerë mjaft e privilegjuar nga ky gjest dhe nuk ka ngurruar ta postojë atë në llogarinë personale në Instagram.

Kryeministri i ka dhuruar asaj një fletore me vizatimet e tij, të cilat kohë më parë i ka vendosur në ekspozitë. “Me dashuri Albanës, Tiranë 2017”, shkruahet në fletën e parë të saj ndërkohë që Albana shkruan nën diçiturë, “Dhuratë e çmuar për mua nga kryeministri dhe piktori im i preferuar Edi Rama”.

Si kreu i qeverisë, ashtu edhe Albana Osmani kanë studiuar për pikturë.  

 

A post shared by Albana Osmani (@albanaosmani1) on