23 Mars 2017, 19:27

Kërcënoi Rudinën! Vendoset çfarë do të ndodhë me Vjolën

XING

Kërcënoi Rudinën! Vendoset çfarë do të

Kohë më parë u bë publike denoncimi i Rudina Magjistarit ndaj shtetases Vjola Sala, një përndjekje e së cilës ndaj moderatores datonte prej muajsh të tërë gjatë 2014-2015. Përgjatë dy viteve, 37-vjeçarja ka dërguar “lumë” kërcënimesh dhe fyerjesh në adresat e “Facebook” të moderatores së njohur. Fillimisht Magjistari i ka marrë me lehtësi duke mos i kushtuar shumë vëmëndje, por ka ardhur një moment dhe durimi është sosur. Kjo pasi, e pandehura Vjoza Sala, ka kaluar në kërcënime serioze, të dhunshme, fyerje dhe shantazhe të ndryshme. Në këto kushte, moderatorja Magjistari është detyruar të mbyllë adresat e saj, duke i dhënë “Bllok” dhe fshirë këtë shtetase nga fansat e saj. Megjithëse ka marrë këto masa, sërisht Rudina Magjistari nuk ka arritur të ndalë të pandehurën Vjosa Salan, e cila sërisht ka mundur të depërtojë në profilet e saj të Facebook, duke hapur profile të tjera me emra të rremë. Në pamundësi për të ndalur veprimet e saj, moderatorja Magjistari i është drejtuar policisë së Tiranës duke depozituar një kallëzim penal ndaj shtetases Vjoza Sala dhe një materiali me biseda të printuara prej 80 faqesh.

Pas gjykimit është dalë në përfundimin se shtetësja gjatë kohës së dërgimit të këtyre mesazheve nuk ka qënë e përgjegjshme mendërisht.

Prej disa vitesh ajo mjekohej për probleme mendore, në të cilat gjykata u bazua për të caktuar masën mjekësore ‘mjekim i detyruar ambulator’ në një qendër të shëndetit mendor./panorama