23 Mars 2017, 15:44

Damiano përçan Veselin dhe Valerin

XING

Dita e djeshme ka ‘prodhuar’ shumë debate mes banorëve të edicionit të nëntë të ‘Big Brother Albania’, sidomos tre prej tyre, Ervinit, Damianos dhe Bernardit. Përplasja mes këtyre të treve shkaktoi përçarjen e banorëve të tjerë. I prekur, Bernardi shpërtheu në të qara, dhe ndërkohë që Damiano i thoshte që most ë lejonte të tjerët ta përdornin e ta tërhiqnin për hunde, i prek realisht hundën. Ky gjest e ka prekur akoma më shumë Berndardin duke nisur sërish të qajë.

Ervini më pas, ka pështyrë Damianon dhe e ka kërcënuar se mund fare mirë ta lërë përgjysmë lojën e të nisë diçka fizike kundër tij.

Ky debat ka nxitur edhe reagimet nga ish-banorët, Valer Kolnikaj dhe fituesi i ‘BB8’ Vesel Kurtishaj. Ata janë vendosur kundër njëri-tjetrit në deklaratet e mëposhtme: