23 Mars 2017, 14:07

Urimi i Sarës për të ëmën do t’ju prekë të gjithëve,“Vazhdo lufto…

XING

Ditën e sotme, Vjollca Hoxha, aksionerja e Top Medias dhe mamaja e vajzave të njohura Sara dhe Lori Hoxha, ka përvjetorin e lindjes.  Sara, së fundmi e bërë edhe ajo mama, e ka uruar atë me një dedikim që do t’ju prekë të gjithëve.

“Nëse ka një person që meriton të gjithë lumturinë e mundshme, ajo je ti. Ti më ke mësuar  të gjej forcën brenda meje e të dua jetën pavarsisht goditjeve të saj. Vetëm sot kuptoj sakrificat e tua. Nëse një ditë do jem sa gjysma e mamit që je ti, do më bënte të lumtur! Të dua, edhe 100. Vazhdo lufto mami!”, ka shkruar Sara nën foton e Vjollca Hoxhës duke marrë urime për të edhe nga miq e ndjekës.

Sara është mamaja e një djali, London Noor, me partnerin e saj Ledion Liço.