23 Mars 2017, 13:19

Çudit aktori i ‘Portokalli’-së: Nuk bëj dashuri me...

XING

Është i talentuar, i këndshëm, i famshëm dhe simpatik, por në jetën private duket se gjërat nuk i shkojnë për mrekulli. Megjithatë, çdo gjë është çështje këndvështrimi, të paktën kështu ka lënë të kuptohet aktori i “Portokalli”-së në deklaratat e tij të mëparshme.

Ende single dhe i pamartuar, Ledio Lako tregon se gjatë jetës së tij nuk ka arritur që të bëhet “një i vetëm” me femrat që ka pasur përkrahë. Në një intervistë të fundit në “Story”, aktori i njohur është shprehur, “Kemi qenë gjithmonë dy, unë dhe ajo. Nuk kemi arritur të bëhemi një trup”.

Më tej “Ramadani” i famshëm tregon se, “E keqja e të qenit çift është se nuk rri dot tek”, ndërsa shpjegon se, “ Nuk jam nga ata që bëj dashuriçka me sms unë”.