22 Mars 2017, 12:57

Italianët e “Call Center” orgji me prostituta në Tiranë për 100 euro, si i joshte tutorja shqiptare

XING

Italianët e “Call Center” orgji me prostituta në

Dalin të tjera detaje nga shkatërrimi i bandës së prostitucionit, që u finalizua me arrestimin e 6 personave. “News 24” raporton se grupi i trafikut drejtohej nga Maria Thanas, e cila ishte tutorja e vajzave që shfrytëzoheshin për prostitucion. Po ashtu, mësohet se aktiviteti zhvillohej në hotele të ndryshme në zonën e Liqenit të Thatë, por pa dijeninë e administratorëve apo pronarëve të këtyre bizneseve. Raportohet mes të tjerash se disa prej klientëve janë biznesmenë italianë që kanë Call Center në Tiranë.

Policia këtë procedim e ka nisur që në dhjetor 2016, ndërsa grupi është mbajtur nën vëzhgim.

TË ARRESTUAR

•M. Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

•M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë

•D, Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë

•R. Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë

•K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Mos kallzimit të krimit”

•D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114 dhe 236)

Proceduar në gjendje të lirë shtetasja:

-T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë

Janë shpallur në kërkim shtetasit B. O., E.I., F. Sh., për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal. Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të mësipërm, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranë kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion në vlerën që varionin nga 50-100 euro.

Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti më konkretisht, M. Thanas dhe M. Çela kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek shtetësja T. Gj., dhe më datë 20.03.2017 rreth orës 23:00 janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup, me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

-1 automjet tip “Hyundai”

-4 aparate telefonik,

-20000 lekë të reja,

-2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”, e prova të tjera që i shërbejnë hetimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”.