22 Mars 2017, 12:45

Ja kur do të mbyllet “Zonë e Lirë”

XING

Ja kur do të mbyllet “Zonë e Lirë”

“Arian Çani largohet përfundimisht nga Shqipëria”, ky ka qenë një nga lajmet më “tronditëse” të javëve të fundit për adhuruesit e shumtë të moderatorit.

Në fakt, nuk bëhej fjalë thjesht për një thashethem, por për një deklaratë të bërë nga vetë prezantuesi i “Zonë e Lirë”, i cili gjatë një emisioni u shpres se do të largohej.

“Së shpejti nga ky vend do largohem. Kush nuk e kupton që ky vend po shkon keq e më keq është naiv. Këtu nuk mund të rriten fëmijët”,- tha Çani. Por largimi i tij nënkupton edhe mbylljen e emisionit të tij “Zonë e Lirë”, një format që me gjasa nuk mund ta bëjë askush tjetër si Çani.

Megjithatë, a do të ndodh kjo vërtetë? “Prive” citon burime pranë prezantuesit, sipas të cilave as Çani nuk do të largohet dhe as “Zonë e Lirë” nuk do të mbyllet.

“Deklarata ka qenë thjesht prononcim i thënë për shkak të mllefit mbi qeverinë e Ramës dhe jo plan i menduar mirë”.

Çani njihet si një prej kritikuesve më të ashpër të qeverisë Rama, që prej fillimit, në vitin 2013.