21 Mars 2017, 17:45

Thellohet skandali i ‘E Diela Shqiptare’, mësuesja dhe bashkëshorti nxjerrin bisedat

XING

Rrëfimi i një mësueseje nga Kuçova preku të gjithë publikun në emisionin ‘E Diela Shqiptare’ pak ditë më parë. Ajo rrëfeu se ish-bashkëshorti nuk e lejonte të takonte djalin dhe se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi të, në kohën e shtatëzanisë e më vonë. Sipas saj, ai luante edhe bixhoz duke shkatërruar ekonominë familjare, por ditën e djeshme në redaksinë e ‘JOQ’ mbërriti një letër nga Armando Kumaraku, babai i fëmijës, i cili thoshte se çdo gjë ishte një mashtrim i mësueses.

Sot, ai ka publikuar edhe disa foto të bisedave mes të dyve, por mësuese Eglantina nga ana tjetër deklaron se ai ka dërguar vetëm një pjesë të tyre.

“Pse nuk i dërgon të gjitha bisedat e plota ai? Aty ku më kërkon para për ilaçe, ku më dërgon video poshtëruese ndaj meje dhe fëmijës tim?  Nëse ai thotë se ka fakte, ta dijë se unë kam video, rregjistrime dhe foto, por jam nënë (qan) dhe nuk ja bëj dot këtë fëmijës tim. Di t’ju them vetëm një rast, është e tmerrshme që një nënë të dëgjojë fëmijën e saj duke thënë ‘Ti je kur*ë, ti je shtrigë, se më ka thënë nënë Tasha (mamaja e Armandos)’ “, ka thënë Eglantina pas fotove të publikuara nga ish-bashkëshorti.