21 Mars 2017, 15:39

Roza Lati sqaron pse shpërtheu në lot javë më parë

XING

Disa javë më parë në një video 'live' në rrjetin social Instagram, moderatorja Roza Lati shpërtheu në lot përballë qindra fansave që po e ndiqnin në ato momente. Pavarsisht se prej kohësh dihet dashuria dhe dobësia e madhe e Rozës ndaj kafshëve, nuk u kuptua asnjëherë arsyeja specifike e atij reagimi.

Sot moderatorja ka sqaruar episodin në fjalë duke postuar videon e tmerrshme që e bëri të prekej. Në të duket një qen, i cili ende i gjallë, endet duke vuajtur pa lëkurë pasi ja kanë rrjepur atë për të krijuar peliçe.

Sipër videos është Kim Kardashian me vajzën North, të veshura pikërisht me peliçe mijëra-dollarëshe të krijuara në këtë formë.

“Peliçet tuaja.... kur një portal shkroi që unë shpërtheva në lot kur bëra livestream në Instagram me mamin tim... për këtë e kisha fjalën....” shkruan Roza nën të.

 

A post shared by Roza Lati © (@roza_lati) on