21 Mars 2017, 13:10

DËSHMIA: Jeta e errët e Vivit, lesbiket e ‘Big Brother’, probleme me drogën dhe policinë

XING

DËSHMIA: Jeta e errët e Vivit, lesbiket e ‘Big Brother’,

Lajmi se në “Big Brother” për herë të parë do të hyjnë dy lesbike, pati një interes publik shumë të madh për të ditur se kush janë dy vajzat që guxuan të tregojnë se nuk kanë frikë të shfaqin ndjenjat e tyre dhe ta tregojnë publikisht se janë lesbike. Mirëpo, duke e lënë mënjanë Kein, “Joq” shkruan se ka disa informacione për Vivin e “Big Brother”, që do të ndihmojnë akoma më shumë publikun për ta njohur atë.

Ja mesazhi i dërguar nga një person që e njeh Vivin:

“Përshëndetje! Me Vivin e “Big Brother” njihem prej 3 vitesh, madje kemi qëndruar bashkë shumë herë dhe jam shokuar të shtunën kur doli në “Big Brother” e tha që është lesbike. Ajo që më bën përshtypje është fakti se si edhe rrethi ynë shoqëror asnjëherë s’e ka ditur që ajo është lesbike, madje nuk ka dyshuar kurrë dhe është shumë e çuditshme se si ajo ka arritur ta mbajë të fshehtë këtë gjë.

Përveç kësaj Vivi, quhet Vilma Hasula nëse nuk e dini. Përtej problemeve që ajo ka pasur me policinë për shkak të konsumimit të barit, unë e them me bindje që është vajzë shumë e mirë në shpirt, madje shumë e talentuar, prandaj u habita kur doli e tha që jam lesbike.” /joq/