7 Shtator 2016, 12:24

Makthi i ambasadorit Donald Lu

XING

Makthi i ambasadorit Donald Lu

Bëhet me dije se ambasadori amerikan Donald Lu ka parë një ëndërr të keqe. 

Donald Lu ka ëndërruar me tmerr sikur situata e krimit të organizuar në Shqipëri ishte e rëndë dhe shqiptarëve u kishte ardhur në majë të hundës me kriminelët në politikë. Më pas mendja e ambasadorit fantazoi sikur korrupsioni ishte në nivele të larta dhe Shqipëria kishte nivelin më të ulët të arrestimit për rastet kriminale. Në ëndrrën e Donaldit, bosët e krimit lëviznin lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim.