7 Shtator 2016, 12:09

Maturantët kërkojnë qiqra në hell

XING

Maturantët kërkojnë qiqra në hell

Janë të shumta ankesat dhe qejfmbetjet e maturantëve që kanë mbetur jashtë dyerve të institucioneve të arsimit të lartë, por nga burimë të brendshme në ministri, mësohet se mirë t'u bëhet.

Ankesat e tyre maturantët i kanë shprehur me komentet që kanë lënë në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama, dhe atë të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla duke u bërë me dije këtyre të fundit se çfarë mendojnë vetë maturantët për fiset përkatëse të pushtetarëve në fjalë.

Nuk ka ende një njoftim apo sqarim nga pala e akuzuar, por pritet që së shpejti, si gjithnjë, të mos ketë çarje koke nga ministria.