20 Mars 2017, 21:37

Reperi i famshëm shqiptar denoncon vajzat për ngacmim seksual

XING

Abuzimet dhe ngacmimet seksuale janë diçka që duhen marrë seriozisht, për respekt të viktimave të tyre. Por, kur flasim për viktima mendojmë kryesisht femrat, të cilat përjetojnë shpesh ngacmime seksuale, që në ndonjë rast kalojnë edhe masën.

Por çfarë ndodh kur “viktimë” e tyre është një mashkull? Rrallëkush do ta besonte një djalë që denoncon ngacmimet seksuale nga femrat, por pavarësisht kësaj Gjiko ka në plan t’i denoncojë vajzat që e ngacmojnë.

Të paktën kështu ka thënë vetë reperi në një intervistë të fundit, teksa tregon se “Nëse vajzat më ngacmojnë seksualisht, unë i denoncoj”.

Kujtojmë se Gjiko është prej disa kohësh në një lidhje me Elita Rudin, me të cilët siç thuhet parashikon të martohet së shpejti.