20 Mars 2017, 19:49

“Jeni mashtruar të gjithë dje tek ‘E diela Shqiptare’”, flet ish-burri i protagonistes

XING

Ditën e djeshme në emisionin ‘E Diela Shqiptare’ një mësuese nga Kuçova ka denoncuar të shoqin dhe familjen e tij pasi ai nuk i jepte fëmijën, madje deklaroi se ai e kishte shtyrë nga shkallët kur ishte shtatzënë.

Rrëfimi i saj preku të gjithë publikun të cilët i ofruan përkrahje, por ditën e sotme, në redaksinë e ‘JOQ’ ka mbërritur një letër e cila sipas tyre është nga bashkëshorti i zonjës në fjalë, Armando Kumaraku. Ai ka thënë se mësuese Eglantina ka mashtruar të gjithë.

“Ne të dy jemi njohur para 4 viteve nga një kërkesë miqësie në Facebook. Pasi ajo ngeli shtatzënë unë fillimisht i kërkova Eglantinës të abortonte, por më vonë ndryshova mëndje. Ajo erdhi të jetonte me mua në Sarandë dhe më vonë u shpërngulëm tek familja e saj në Kuçovë. 17 ditë pasi lindi fëmija u rithyem në Sarandë. Ndërsa fëmija po rritej ajo u rikthye befas tek prindërit duke braktisur fëmijën tek unë. Pak më vonë më kërkoi të bënim celebrimin e të riktheheshim bashkë por kjo zgjati vetëm 3 muaj. Gjyqin për dhunë ndaj Eglantinës e kam fituar në Sarandë”, tha ai në letër.

“Unë nuk luaj bixhoz ashtu siç   deklaroi ajo tek ‘E Diela Shqiptare’. Vendos vetëm 2 skedina në muaj, kjo nuk më bën kumarxhi, të gjithë e bëjnë këtë. Ajo e ka bërë këtë deklaratë dhe akuzë për opinionin publik , por s’mund ta bëjë këtë duke më dëmtuar mua”.

Gjithsesi ky mbetet vetëm versioni i bashkëshortit dhe nuk dihet ende se cili prej tyre po deklaron të vërtetën.