20 Mars 2017, 18:16

Rozana Radi shpërthen në lot ‘live’ në emision

XING

Rozana Radi shpërthen në lot ‘live’ në emision

E ftuar në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit, Rozana Radi ka folur për disa aspekte të jetës së saj personale dhe asaj profesionale. Fituesja e ‘Këngës Magjike’ në një moment të intervistës, është surprizuar nga motra e saj Andeta.

Ajo ka realizuar një video ku ka kujtuar çdo moment të rëndësishëm të jetës së tyre, nga fëmijëria e deri tek humbja e prindërve brënda një hapësire të shkurtër kohe. “Shtëpia jonë ishte gjithmonë e mbushur dhe papritur ti mbete vetëm. Megjithatë, jo vetë, pasi unë do jem gjithmonë krah teje”, ka thënë Andeta duke bërë që këngëtarja të emocionohej e të qante në studio.

Të dyja kanë një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën.