20 Mars 2017, 17:18

Vila luksoze e çiftit Meta, 11 tualete dhe palma të sjella me helikopterë

XING

Vila e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit është ndoshta një nga shtëpitë më luksoze shqiptare që janë transmetuar nëpër emisione. Ajo ka një hapësirë plot 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma, të cilat për shkak të madhësisë së tyre u transportuan me helikopter.

Në brëndësi të vilës ndodhen 11 tualete, njëri specifik për nevojat personale të maces.

Mobilimi i vilës ka kushtuar mbi 400 mijë euro edhe pse familja e njohur e përdor vetëm për fundjava apo pushime. Ata jetojnë në një pallat 5 katësh ku 4 kate janë banesa e tyre në qendër të Tiranës në zonën e Bllokut.

Pamjet janë transmetuar gjatë një interviste të Monika Kryemadhit pëe Sonila Meçon  kohë më parë, realizuar pikërisht në vilën e saj dhe të bashkëshortit Ilir Meta, kreu i LSI-së.

Disa kohë më parë pamë festën madhëstore të Metës për ditëlindjen e tij në këtë zonë turistike, shpenzimet e së cilës kanë kaluar 500 mijë eurot.