19 Mars 2017, 22:56

Një ditë në Big Brother, Ejona dhe Ademi flasin për ndarje

XING

Një ditë në Big Brother, Ejona dhe Ademi flasin për ndarje

Çiftet janë ulur në oborr dhe po diskutojnë mbi dashurinë dhe ndarjen. Në diskutim e sipër, Kei vendos të pyesë Jonën. “A e ke menduar ndonjëherë ndarjen nga bashkëshorti?”, i drejtohet ajo.

Reagimi i Jonës ishte i menjëhershëm, jo vetëm me fjalë. “Kam vuajtur shumë për të qenë bashkë me Ademin dhe nuk e mendoj kurrë ndarjen nga ai”, tha ajo duke shpërthyer në lot.

E gjitha kjo ka shkaktuar edhe të qeshura tek banorët e tjerë, që iu drejtuan Ademit që t’i jepte një puthje Jonës.