19 Mars 2017, 13:49

Albana Osmani përfundon me zor në hotel!

XING

Mbrëmjen e djeshme ka startuar edicioni i 9-të i ‘Big Brother Albania’ duke kuriozuar shumë njerëz për banorët që ishin përzgjedhur të luanin për çmimin e madh prej 100 milionë lekësh. Por çfarë bënte ndërkohë Albana Osmani e cila ditën e sotme i duhej të ishte e informuar dhe në top formë për të moderuar ‘Fan Club’ bashkë me Olti Currin?

Moderatorja është detyruar të shkojë në një hotel afër shtëpisë së saj pasi televizori i saj ka pësuar një problem teknik duke mos e lejuar të ndjekë spektaklin dhe çdo banor të ri. Osmani ka braktisur rehatinë e shtëpisë për të shkuar në hotel, “Duke ndjekur BB. TV sot si për inat mu prish dhe kam që në orën 21:00 në një hotel pranë shtëpisë .Vetëm unë shkoj në hotel për të mbajtur shënime”, ka shkruajtur ajo.