19 Mars 2017, 12:07

FOTO/ Princi e ‘tradhëtoi’ publikisht, ja si reagoi princesha Kate

XING

Fotot e princ William duke kërcyer në festë së bashku me miqtë e tij në praninë e disa femrave të panjohura bënë xhiron e internetit. Të gjithë prisnin reagimin e princeshës Kate dhe ai erdhi.

Nëse mendonit se princesha do të mbante qëndrim ndaj William kjo nuk ka ndodhur,  të paktën jo publikisht. Çifti ka bërë daljen e tyre të parë mbasi lajmi doli dhe princesha dukej e buzëqeshur si gjithmonë. Ata janë në një vizitë zyrtare në Paris.

Kate në ditën e parë të qëndrimit e ktheu në një pasarelë vizitën pasi ajo u pa me tre veshje të ndryshme. Në asnjë moment, Kate nuk tregoi shenja mërzie apo dëshpërimi ndaj princit.