19 Mars 2017, 09:55

Ndërkohë që transmetohej ‘Big Brother’, ja çfarë bënte Arjan Konomi

XING

Mbrëmjen e djeshme filloi edicioni kaq shumë i përfolur i Big Brother Albania 9 me opinionistë Labinot Gashin dhe të fejuarën e tij Qëndresa Gashin. U përfol se do të ishte Arjan Konomi opinionist e se më pas hoqi dorë, por më vonë u mësua se opinionistët do të ishin të ndryshëm çdo javë dhe se Arjan Konomi do të jetë ai kryesori.

Por, çfarë ishte duke bërë Konomi mbrëmë teksa transmetohej spektakli i shumëpritur?

Ai ishte në festimet e ditëlindjes së një mikeshe në kryqytet. Ka qënë mikja e tyre e përbashkët Hueyda El Saied ajo që ka postuar foto me opinionistin duke zbuluar kështu se çfarë ishte duke bërë ai.