18 Mars 2017, 21:44

Pse janë publikuar banorët e “Big Brother” para se të fillonte spektakli

XING

Pse janë publikuar banorët e “Big Brother” para se

Këtë vit në “Big Brother” kanë ndodhur shumë gjëra për herë të parë, nisur që nga rregulli “seksi është i ndaluar”, për të vazhduar tek fakti se çmimin do ta fitojnë dy persona dhe jo një i vetëm.

Por, për herë të parë në historinë e këtij spektakli banorët e shtëpisë janë zbuluar përpara se të niste “Big Brother”. Çfarë ka ndodhur?

Dyshimet janë nga më të ndryshmet, duke nisur që nga një spiun brenda stafit, e për të vazhduar tek strategjia e vetë “Big Brother”, i cili për të tërhequr vëmendjen pas dy vitesh shkëputje mund të ketë ngacmuar kureshtjen e fansave duke publikuar hera herës detaje, e madje edhe ndonjë banor.

Emri i zbuluar që paraditen e sotme, Damiano Agalliu është një emër mjaft i lakuar prej kohësh si një nga banorët e këtij edicioni. Ndoshta kjo pasi Damiano nuk është tërësisht anonim. Ai është një personazh mjaft i njohur në rrjetet sociale.