18 Mars 2017, 10:56

Enca: “Jam nuse për shtëpi”. Ja çfarë ka bërë

XING

Një këngëtare si Enca, me koncerte çdo muaj dhe performance elektrizuese në skenë, zor se mund të konsiderohet si ‘nuse për shtëpi’ sipas konceptit tradicional të gjyshërve tanë.

Këngëtarja ka treguar të kundërtën nëpërmjet postimeve në Snapchat. Ajo ka ndarë me fansat momentet teksa i bënte kafe turke gjyshit. “Gjyshi nga Labëria”, shkruan Enca duke prezantuar zotërinë që shijoi një kafe me mbesën më të ndjekur në Shqipëri.

Pak javë më parë Enca publikoi këngën ‘Love on my body’ dhe momentalisht po shijon suksesin e saj.