17 Mars 2017, 23:34

Këngëtari i njohur shqiptar ka një mesazh për Lori Hoxhën

XING

Pak kohë më parë, gjatë  një interviste televizive Lori Hoxha ka rrëfyer jetën e saj, pasionin për modën por edhe se cili ishte artisti i saj i preferuar. Fashionistja e njohur tregoi se ishte fanse e Genës, me të cilin ka realizuar edhe një video, që më pas e postoi në rrjetet sociale.

Por çfarë ka thënë këngëtari për vlerësimin e trashëgimtares së Top Channel? I pyetur për këtë, nga “INTV”, Gena është shprehur,

“Normalisht që më vjen mirë. Lori Hoxha është një nga ato figura që do ta quaja një figurë të madhe, sepse origjina e saj vjen nga një familje që ka ngritur një perandori si Top Channel, të ndërtuar nga babai i saj. Kam respekt të madh për të sepse na ka rastisur të takohemi në disa gëzime familjare. E falenderoj që ka shprehur konsideratë për mua”, ka thënë Gena.