17 Mars 2017, 20:41

Stjuardesa më seksi e Aeroportit të Rinasit është ish-banorja e ‘Big Brother’

XING

Ka qenë e ashpër, e konsideruar ndonjëherë si antipatike nga miqtë e saj të “Big Brother 5”, megjithatë Klaudia Veseli mbahet në mendje edhe si një person mjaft i rezervuar për jetën e saj private. Bukuroshja e “Big Brother”, e cila asokohe u përfol për lidhjen me Erionin, e më pas me Metin, prej kohësh është larguar nga vëmendja mediatike. E rezevuar si përherë, janë të paktë njerëzit që dinë diccka për jetën e bukuroshes, e cila i është prezantuar publikut si menaxhere club-esh, fotomodele, e me ambicie për t’u bërë gazetare në të ardhmen. Megjithatë, ne të “Xing.al” kemi zbuluar se Klaudia punon prej disa kohësh si stjuardesë në Aeroportin “Nënë Tereza”. Fotot që ajo ka publikuar në rrjetet sociale me uniformë janë dëshmi e asaj që Klaudia është ndoshta stjuardesa më seksi shqiptare. Në formë si gjithmonë, për bukuroshen duket se vitet nuk kanë kaluar, madje sot është më e këndshme se 5 vjet më parë, kur ishte vetëm 24-vjecc.