17 Mars 2017, 13:49

E vetmja shqiptare me avion personal!

XING

Ka disa vajza shqiptare që kanë bërë emër dhe karrierë përtej kufijve shqiptar duke u bërë të njohura në të gjithë botën. Disa prej tyre janë Angela Martini, Dua Lipa, Bleona, Rita Ora, Emina Cunmulaj, Era Istrefi etj, por cila nga ato ka luksin të ketë një avion personal për udhëtimet e saj?

Kohë më parë u përfol se Dua Lipa kishte një të tillë me të cilin erdhi në Shqipëri për koncertin në sheshin ‘Nënë Tereza’, por më vonë u sqarua se ai ishte vendosur në dispozicionin e saj me këtë rast nga Behxhet Pacolli.

Në të vërtetë, shqiptarja që realisht disponon një avion privat është modelja Emina Cunmulaj. Ajo është e martuar me miliarderin Sam Nazarian, i cili zotëron një zinxhir hotelesh dhe biznese të tjera, me të cilin ka edhe një vajzë.

Sigurisht që asetet e kompanisë së tij janë edhe në përdorim të bashkëshortes Emina, si ky që modelja ka publikuar në foto.