17 Mars 2017, 11:55

E mbani mend Free MC, çfarë ka ndodhur sot me grupin dhe ‘drama’ e tyre

XING

E mbani mend Free MC, çfarë ka ndodhur sot me grupin dhe

Free MC ka qenë një nga grupet më të suksesshme të viteve 2000. Ndërthurja e muzikës qytetare me atë Hip-Hop i ka bërë këngëtarët nga më unikët në skenën shqiptare. E në fakt, në karrierë, djemtë e grupit Free MC numërojnë disa hite.

Por, dekadën e fundit ata nuk kanë qenë shumë aktivë. Edhe pse të bashkuar, këngët që kanë lançuar kanë qenë të rralla, e po aq të rralla edhe aktivitetet e tyre muzikore.

Megjithatë, së fundi djemtë janë rikthyer. Vetëm pak javë më parë ata kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Do pijmë e do bëjmë qejf”. Në këngën, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip, i kanë qëndruar besnik stilit të tyre unik, për të cilin edhe janë të famshëm.

Gjithsesi, gjatë këtyre viteve gjërat nuk kanë shkuar “fjollë” për Free MC. Vitin e shkuar ata janë përballur me një situatë paksa dramatike. Një nga anëtarët e grupit, Endri e ka braktisur grupin, ndërsa ka nisur karrierën si solist. Ai ka publikuar në vitin 2016 një single, të titulluar “Ku jemi ne”.