16 Mars 2017, 15:05

Kohë pa e parë, aktorja e njohur tashmë nënë e 3 fëmijëve befason me rikthimin e saj!

XING

Ajo mban titullin si një ndër femrat më seksi në botë dhe këto foto e dëshmojnë më së miri këtë.

30- vjeçarja Megan Fox duket më seksi se kurrë në setin e fundit fotografik  realizuar nga fotografja e njohur Ellen Von Unwerth. Fotot janë shkrepur në kodrat e Hollywood, në Kaliforni. Megan duket shumë në formë e veshur vetëm me të brendshme. Duhet të kujtojmë se nuk ka kaluar shumë kohë qëkur aktorja u bë nënë e një djali të vogël, fëmija i saj i tretë gjatë martesës së saj me aktorin dhe bashkëshortin e saj Brian Austin Green.

Aktorja është shprehur e entuziasmuar për këtë bashkëpunim, pasi e quan si një mundësi të madhe.