16 Mars 2017, 12:40

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Ja e vërteta e historisë së Leonard Bombajt, Stresit dhe aktores 15-vjeçare

XING

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Ja e vërteta e historisë së Leonard

“Më ka përdhunuar që kur isha 10 vjeç”, kjo ka qenë deklarata e aktores së mitur të Kripëmjaltëzave kundër regjisorit dhe mësuesit të saj Leonard Bombaj. Ngjarja për të cilën flasim ka nisur në vitin 2010, kohë kur në Policinë e Tiranës mbërritën dy denoncime, i pari nga Leonard Bombaj, i cili akuzonte vajzën në fjalë dhe Stresin për gjobvënie, e një ditë më pas denoncimi i vajzës, e cila ngriti akuzën e “marrëdhënies seksuale me dhunë me një vajzë të mitur”.

Por si rrodhën ngjarjet dhe çfarë kishte ndodhur në të vërtetë? Duhet thënë, se asokohe deklaratat e personazheve kanë qenë kontradiktore dhe po ashtu edhe thashethemet që pasuan këtë skandal.

Historia sipas vajzës

Në prani të xhaxhait dhe psikologes, aktorja e re A.Xh ka treguar historinë, ku thotë se në moshën 10-vjeçare Bombaj ka kryer kundër dëshirës se saj marrëdhënie seksuale në ambiente të apartamentit të tij. Ajo ka treguar se në dhjetor të vitit 2009 është ftuar nga Bombaj në banesën e këtij të fundit. Pasi kanë hyrë në banesë, ku nuk ndodhej asnjë njeri, sipas saj, ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Ka treguar edhe disa episode. Për këto ngjarje, e mitura ka vënë në dijeni edhe Arkimed Lushajn (Stresin).

Versioni i Leonard Bombajt

Sipas Leonard Bombaj, vajza kohëve të fundit ishte përjashtuar nga shkolla “Sirea Film” për shkak të “një shthurjeje artistike” siç e kanë quajtur ata. E inatosur për këtë fakt, ajo vendosi të hakmerrej ndaj Bombajt.  Sipas Prokurorisë, në fund të muajit korrik 2010, me kërkesë të A.Xh. është zhvilluar një takim mes Bombajt dhe Stresit e disa shokëve të tij. Arsyeja ka qenë se këta pesë persona duhet ta detyronin Bombajn të tërhiqte vendimin e pezullimit të A.Xh. Më tej, sipas regjisorit Stresi së bashku me miqtë e tij e kanë kërcënuar, duke i kërkuar shumën prej 5 mijë euro. “Shkova në bankomat dhe u dhashë 500 mijë lekë, aq sa mund të tërhiqja nga bankomati”, ka thënë Bombaj asokohe, ndërsa sipas tij, pesë personat i kishin shkuar në shtëpi. Ndërsa Bombaj fliste për një gjobë “kërcënuese” prej 20 mijë eurosh e sekuestrim automjeti, me kusht kthimin e tij kundrejt 5 mijë eurove.

Stresi me miqtë

Stresi dhe miqtë gjatë deklarimeve në prokurori kanë pohuar se kanë mësuar nga vajza që Bombaj ka kryer marrëdhënie seksuale dhe kanë tentuar t’i sqarojnë këto rrethana. Arkimed Lushaj mohonte akuzat për gjobvënie, duke akuzuar Bombajn për “shpifje”, ndërsa akuzat e regjisorit i konsideronte  personale.

Vendimi

Nga ekspertimi mjekoligjor ka rezultuar se vajza ka qenë e defloruar me parë (thënë ndryshe, kishte kryer marrëdhënie), por nuk është provuar koha dhe periudha. Akuza thotë se kallëzimi i vajzës është i pambështetur në prova dhe çështja është pushuar ndaj Leonard Bombajt. Nga ana tjetër, procesi për Stresin vijoi. Pas 26 seancash gjyqësore, të zhvilluara brenda 12 muajve, gjyqtarët u bindën se Arkimed Lusha i njohur si “Stresi” dhe katër miqtë e tij së bashku me ish-imazhin e qendrës artistike “Sirea-Film”, e njohur si Ajsi, ishin fajtorë për akuzën e “gjobëvënies”. Me anë të kërcënimit fizik, presionit psikologjik dhe të “shantazhit” ata i kishin kërkuar të paguante shumën 20 mijë euro në formë “gjobe”, që të shpëtonte nga denoncimi fals për abuzim me të miturën Ajsi. Për këtë akuzë, togat e zeza të kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, dënuan të pandehurit: Arkimed Lusha, Erlis Bashajn, Sevastjan Kallabakun, Realdo Kurtin dhe shtetasen A.Xh. në total me 10 vite e 9 muaj burg dhe 3 milion lekë të reja gjobë. Kjo ishte edhe kërkesa e prokurorit Ardian Nezha, ndërsa avokatët kërkuan pafajësi.