15 Mars 2017, 22:30

EKSKLUZIVE/ Seldi tregon të vërtetën pas takimit me Sinan Hoxhën

XING

EKSKLUZIVE/ Seldi tregon të vërtetën pas takimit me Sinan

Vetëm pak ditë më parë Seldi dhe Sinani i dhanë fund zemërimit të tyre disa vjeçar. Dy artistët, dikur miq e bashkëpunëtorë të pandarë shkëputën çdo raport, e siç treguan mbrëmjen që u pajtuan, për shkak të gabimeve të Seldit.

Shfaqja e tyre bashkë nuk ishte vetëm pajtim, por edhe një premtim për sjelljen e një bashkëpunimi të ri.

Por çfarë ka ndodhur pas asaj nate dhe çfarë kanë biseduar dy artistët?

Seldi, i kontaktuar nga “Xing.al”, thotë se ende nuk ka asgjë konkrete për këngën e tyre të re.

“Unë nuk e di, gjithçka është në dorën e Sinanit tani. Edhe për këngën ai nuk më ka thënë asgjë. Mbetet në dorën e tij”, ka shpjeguar Seldi në lidhje me bashkëpunimin.

Por sa i takon raporteve të tyre miqësore dhe se si kanë vijuar gjërat jashtë kamerave, Seldi na surprizon, duke thënë se, “Pas asaj dite nuk kam pasur kontakt me Sinanin. Nuk kemi folur e as jemi takuar më. Tani të shohim”.